Prapaskenat e merkatos, Moises Caicedo prishi “ëndrrën blu” të Kudus

schedule13:16 - 20 Tetor, 2023

schedule 13:16 - 20 Tetor, 2023

“Fantazisti” ganez, Mohammed Kudus u lidh ngushtë me një kalim te “blutë” e Chelsea gjatë merkatos së verës, mirëpo në fund 23-vjeçari i sulmit u transferua në anën tjetër të Londrës e më konkretisht se “çekanët” e Ëest Ham.

Ish-“ylli” i sulmit të Ajax kërkohej me ngulm nga “blutë”, mirëpo këta të fundit shpenzuan plot 116 milionë euro për kartonin e ekuadorianit Moises Caicedo, me këtë të fundit, që sipas menaxherit të ganezit, Jen Mendelewitsch është “fajtori” kryesor i dështimit të transferimit të Kudus, te Chelsea.

“Ne kishim arritur një akord me Chelsea-n, kishim pranuar propozimin e tyre, teksa Kudus kishte biseduar edhe me trajnerin Mauricio Pochettino.

Por gjithçka u shemb, sepse Chelsea i bëri një ofertë qesharake skuadrës së Ajax, për të cilën as nuk mori përgjigje fare. Chelsea bëri të njëjtën gjë me shumë lojtarë të tjerë në verë. Ata bënë oferta duke e ditur mirë se nuk do të pranoheshin. Sepse çmimet ishin të ulëta. Ata ishin plotësisht të fokusuar te blerja e Caicedos”,- u shpreh menaxheri i futbollistit të kombëtares së Ganës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!