Me përfundimin e merkatos së verës, tashmë kanë filluar të dalin në “dritë”, prapaskenat e para të këtij afati kalimtar të tranasferimev, prapaskena të cilat tregojnë më shumë mbi transferimet, të cilat nuk u realizuan kurrë.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes italiane, “Il Messaggero”, “verdhekuqtë” e Roma-s ishin në muaj korrik shumë pranë zyrtarizimit të dy “gardianëve” me goxha eksperiencë në Premier League, Hugo Lloris e Kasper Schmeichel.
Mirëpo, drejtuesit e klubit “verdhekuq” nuk dëshironin të shkelnin rregullat e “Fair Play Financiar”, shkelje që mund të pasohej me një gjobë të majme për italianët e për këtë arsye skuadra e Jose Mourinho vendosi të ruantë sërish portën me “gardianin” portugez, Rui Patricio. /i.m /abcnews.al