Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “As Pro as Kundër” të drejtuar nga Robert Aliaj në “ABC”, gazetari Artan Hoxha zbërtheu mesazhin e kryeministrit dhe prapaskenat e largimit të Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Hoxha tha se Rama dhe Lleshaj kishin të paktën 6 muaj që kishin probleme.
“Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë të paktën 6 muaj që kanë probleme në komunikimin mes tyre. Ministri edhe më përpara ka tentuar të japë dorëheqjen nuk është pranuar, është refuzuar.
Dhe në këtë moment ministri edhe për shkak të situatës ka gjetur këtë zgjidhje. Rama edhe mund ta shkarkonte por e la të japë dorëheqjen se nuk është as deputet dhe as ndonjë zyrtar i rëndësishëm i PS-së, ishte këshilltar i tij. Rama vendosi të shfrynte situatën duke shkuar në banesën e viktimës, prandaj unë e quaj operacion ‘pr’, dhe e shiti që unë jam ky që kërkon ndjesë dhe falje.
Pastaj bëri deklaratën, shikoni standardin që vendos unë, unë nuk jam Sali Berisha. Pra, ai doli dhe tha jam kush jam unë, ne nuk jemi si ata, policia nuk është si dje” tha Artan Hoxha./ db/Abcnews.al