Prapaskena te PSG, Ibrahimovic e urrente rivalin e tij të sulmit

schedule15:38 - 7 Maj, 2020

schedule 15:38 - 7 Maj, 2020

Zlatan Ibrahimovic është unik! Kur ylli suedez kërkon të arrijë diçka, e arrin me çdo kusht, madje nuk pyet as për shokët e tij të skuadrës. Me karakterin e tij të veçantë, prej të cilit të gjithë e admirojmë, Ibra është ndryshe nga të tjerët.

Gjatë kohës kur luante te PSG, gjiganti suedez donte gjithmonë të ishte numri 1, por kur kampionët e Francës transferuan Edinson Cavanin, pozitat e tij si lideri i sulmit u tronditën pak. Por, Ibra mbeti numri 1 i sulmit, duke e lënë shpeshherë Cavanin në stol. Si e arriti këtë gjë? E zbulon ish-shoku i tij i skuadrës, Ciani.

Ish-futbollisti francez, i cili vari këpucët në gozhdë në vitin 2018, ka treguar një prapaskenë gjatë kohës kur ishte shok skuadre me Ibrën te parisienët: “Nëse rrinim afër Cavanit, Ibra nuk e pëlqente aspak. Ai më tha që ka urryer vetëm 3-4 futbollistë gjatë karrierës së tij dhe Cavani, është një prej tyre”, tha mes të tjerash ish-futbollisti francez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!