Prapaskena me Rron Brojën, refuzon 80 mijë euro nga klubi irlandez

schedule12:18 - 24 Qershor, 2021

schedule 12:18 - 24 Qershor, 2021

Rron Broja ka dalë lojtar i lirë nga Partizani dhe së shpejti pritet të vendosë për të ardhmen. Më së shumti është përfolur për kalimin e mesfushorit në Hungari, ndërkohë që së fundmi është zbuluar edhe një prapaskenë në merkato.

Broja ka marrë një propozim nga Irlanda e Veriut, konkretisht nga Glentoran FC. IndeksiOnline raporton se përfaqësues të këtij klubi e kanë kontaktuar mesfushorin që është edhe pjesë e Kosovës dhe ka spikatur në Superiore.

Futbollisti 25-vjeçar nuk e ka parë të arsyeshme ta pranojë ofertën, pasi kërkon të luajë në një ligë më të fortë se ajo në Irlandën e Veriut.

Në aspektin financiar propozimi për Brojën ka qenë i mirë, pasi do të përfitonte 7 deri në 8 mijë euro në muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!