Prapaskena me Mourinhon, si Tottenham ia doli pas 12 vitesh!

schedule16:19 - 20 Nëntor, 2019

schedule 16:19 - 20 Nëntor, 2019

Jose Mourinho u emërua sot në krye të Tottenham, pas thuajse një viti larg futbolli. Trajneri portugez kishte që në muajin dhjetor të vitit të shkuar që nuk drejtonte skuadër, pasi Manchester United vendosi ta shkarkojë. Tashmë, “Special One” është rikthyer në Premier League, në krye të skuadrës londineze.

Mediet britanike kanë arritur të zbulojnë një prapaskenë në lidhje me dy palët. CEO i Tottenham, Daniel Levy, e ka dashur firmën e Jose Mourinhos plot 12 vite më parë, në vitin 2007. Atëherë, Mourinho sapo kishte mbyllur aventurën e tij shumë të suksesshme 3 vjeçare me Chelsea.

Megjithatë, strategu portugez vendosi të nënshkruajë për Interin, duke refuzuar ofertën e “Gjelave” të Londrës. Plot 12 vite më vonë, më në fund Levy ia doli që të kishte Mourinhon në krye të pankinës së tij./abcnews.al