Prapaskena e radhës nga Raiola, Haaland do jetë goditja e madhe

schedule10:38 - 13 Janar, 2021

schedule 10:38 - 13 Janar, 2021

Erlind Haaland sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo për ndonjë gol të shënuar, por për shkak të zërave të merkatos. Sulmuesi norvegjez është një nga goleadorët më të spikatur dhe klubet që e duan janë të shumta.

Gazetari Oriol Domenech ka zbuluar se Haaland do të largohet këtë verë nga Borussia Dortmund dhe shanset janë që ai t’i bashkohet Barcelonës. Menaxheri Mino Raiola ka nisur të lëvizë “gurët” që tani.

Brian Brobbey, sulmuesi që po spikat te Ajax U21 me 8 gola të shënuar këtë sezon, nuk do ta rinovojë kontratën. Në verë ai del lojtar i lirë dhe planifikohet si pasuesi i Haaland te Borussia Dortmund.

Lojtari i moshave të Holandës ka debutuar edhe me ekipin e parë të Ajax dhe këtë sezon ka shënuar edhe një gol. Ai është vetëm 18 vjeç dhe konsiderohet si një lojtar me shumë perspektivë. Kështu rruga e norvegjezit për të kaluar te Barça hapet.

Normalisht do të duhet që spanjollët të paguajnë shifrën e duhur për Haaland. Domenech mes të tjerash është shprehur se Raiola ka pasur një bisedë me Josep Maria Minguella, i cili është përkrahës i Emili Rousaud, një prej kandidatëve për president te Barcelona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!