Prapaskena e merkatos: Salah mund të ishte i PSG-së, fajin e ka Unai Emery

schedule14:13 - 12 Korrik, 2020

schedule 14:13 - 12 Korrik, 2020

Momo Salah u largua nga Roma në verën e vitit 2017 dhe kaloi te Liverpool për shumën e 42 milion eurove. Sulmuesi egjiptian është kthyer në një prej sulmuesve më të mirë në botë dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar kampionatin, Champions League, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve me “The Reds”.

Në garë për 28-vjeçarin ishte edhe PSG tre vite më parë. Kampionët e Francës paguan 222 milion euro për të siguruar shërbimet e Neymar nga Barcelona, ndërsa kalimin e “faraonit” në Paris e pengoi Unai Emery, atë kohë trajneri i PSG-së.

Shkaku? Spanjolli nuk e preferoi blerjen e Salah, pasi nuk e konsideronte atë një lojtar të aftë taktikisht. Koha tregoi të kundërtën dhe ylli egjiptian shkëlqeu me Liverpool, ndërsa tifozët e klubi anglez falënderojnë Unai Emery për refuzimin që i bëri lojtarit ofensiv.

PSG është penduar që e la t’i ikte nga duart një lojtar të tillë dhe i është rikthyer kësaj piste. Drejtuesit e klubit kryeqytetas interesohen sërish për Salah, por tani është shumë herë më e vështirë për ta blerë. /abcnews.al