Bayern Munchen u përpoq të nënshkruajë mbrojtësin e PSG-së, Colin Dagba, në merkaton e verës. Që kur Alvaro Odriozola u transferua në janar me një marrëveshje huazimi gjashtë-mujor pa një mundësi blerjeje, ishte e qartë se nënshkrimi i një mbrojtësi të ri të djathtë, do të ishte në axhendë në merkaton e verës.
Nënshkrimi i një mbrojtësi të ri të djathtë doli të jetë një mision shumë i vështirë. Kampionët e Gjermanisë kishin Sergino Dest objektivin e parë, por ai u transferua te Barcelona. Ata gjithashtu ishin të lidhur me mbrojtësin e Norwich, Max Aarons, por transferimi nuk u materializua kurrë.
Sipas “RMC”, Bayern gjithashtu bëri përpjekje për të nënshkruar Colin Dagba nga Paris Saint-Germain. Kampionët e Europës iu kishin drejtuar përfaqësuesve të lojtarit, por ai vendosi të qëndrojë në Paris./abcnews.al