Manchester City pagoi 117 milion euro tek Aston Villa, i dhuroi një kontratë 6-vjeçare Jack Grealish dhe e riktheu 25-vjeçarin anglez në futbollistin më të shtrenjtë të historisë së Premier League.
Një nga personat që ngulmoi shumë për afrimin e sulmuesit të majtë te kampionët e Anglisë ishte Kevin De Bruyne. The Independent shkruan se ylli belg është ai që bindi Pep Guardiolën në lidhje me Grealish.
De Bruyne ka mbetur i mahnitur nga cilësitë e lojtarit anglez, i mbushi mendjen trajnerin spanjoll, teksa drejtuesit e “Cityzens” nuk u kursyen aspak, duke plotësuar kërkesat e Aston Villa.
Ardhja e Jack Grealish do të sjellë largimin e Bernardo Silva. Portugezi është afër kalimit në LaLiga, ndërsa me valixhe gati është edhe sulmuesi Gabriel Jesus. /abcnews.al