Prapaktheu për Milik prej gjurit? Roma del me reagim zyrtar

schedule14:39 - 20 Shtator, 2020

schedule 14:39 - 20 Shtator, 2020

“Roma po heziton të transferojë Arek Milik, për shkak të dëmtimit të tij në gju”, shkruhej paraditen e sotme në mediat italiane, ndërkohë që klubi kryeqytetas ka menduar të reagojë dhe të sqarojë gjithçka.

“Në lidhje me thashethemet që kanë të bëjnë me negociatat me Napolin për transferimin e mundshëm të Arkadiusz Milik, AS Roma hedh poshtë çdo pretendim për gjendjen e negociatave dhe për më shumë në lidhje me gjendjen fizike të lojtarit, për të cilin kemi një respekt të madh.

Klubi përsërit se kurrë nuk komentin dhe nuk do të komentojë, qoftë në një komunikim zyrtar apo në fshehtësi, për shëndetin ose gjendjen e një lojtari të regjistruar në një klub tjetër. Si pasojë, AS Roma hedh poshtë gjykimet mbi gjendjen fizike të lojtarit”, shkruhet në komunikatën e Romës. /abcnews.al