Pranverë e vonuar/Meteoalb parashikon shiu deri në fillim të prillit

schedule16:27 - 23 Mars, 2018

schedule 16:27 - 23 Mars, 2018

Marsi pritet të mbyllet me reshje shiu. Sipas  shërbimit “Meteoalb”,  kushtet e motit nuk pritet të përmirësohen deri në ditët e para të prillit.

Pranvera po vonon këtë vit në Shqipëri. Marsi parashikon shërbimi “Meteoalb” do të mbyllet me reshje. Por shiu dhe bora pritet të jenë të pranishme në vend edhe ditët e para të muajit prill.

Nëse në qendër dhe jug të vendit do të ketë reshje shiu shërbimi “Meteoalb” parashikon që në veri të vijojnë ditët e ftohta.

Temperaturat pritet të zbresin deri në 6 gradë nën zero përgjatë fundjavës në vendet malore, ndërsa maksimumi i tyre do të shënohet në vendet e ulëta me 12 gradë celcius./abcnews.al