Nuk ka vonuar qëndrimi i selisë blu për Klement Balilin. Përmes nënkryetarit Edi Paloka, Partia Demokratike thotë se bëhet fjalë për vetëdorëzim, e jo arrestim të Klement Balilit, si një skemë e kontrolluar dhe e menaxhuar në pakt me kryeministrin Edi Rama.
“Shoqërimi i Klement Balilit në qeli nuk është një hap i madh kundër krimit, por dorëzim i kontrolluar dhe i menaxhuar iEskobarit të Ballkanit në pakt me Edi Ramën. Me vetëdorëzimin e Klement Balilit, pas kapjes së plotë të drejtësisë, Edi Rama po zbaton të njëjtën skemë të sofistikuar si me Saimir Tahirin: dorëzim i kontrolluar, hetim sipërfaqësor, çlirim nga akuzat e rënda për trafik droge.
Gjatë gjithë kësaj kohe, KlementBalili, ka patur mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës. Ka jetuar në Sarandë dhe zonat përreth saj nën mbrojtjen e Edi Ramës. Megjithëse në kërkim ndërkombëtar, kompania e tij ka marrë,deri pak muaj më parë, 77 tendera nga qeveria e Edi Ramës, shumicëne tyre pa garë. Pasuria e tij, përfshirë edhe resortin luksoz në Sarandë, është ruajtur e paprekur nga qeveria e Edi Ramës. Të gjithë në Sarandë e dinë se konfiskimi i resortit luksoz është vetëm fasadë dhe se Klement Balili e menaxhon në të vërtetë resortin, me të cilin mban peng Edi Ramën”, tha Plaloka.
Balili u vetëdorëzua rreth orës 08:45 të mëngjesit të së hënës në zonën mes Delvinës dhe Finiqit. Burime bëjnë të ditura se ai u mor në pyetje në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës./abcnews.al