Pranga të riut shqiptar në  SHBA

schedule22:30 - 5 Prill, 2019

schedule 22:30 - 5 Prill, 2019

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia amerikane pasi kishte shprehur tendenca për të kryer sulme terroriste brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Një shtetas shqiptar që planifikonte të bashkohej me Shtetin Islamik dhe të hakmerrej për sulmin me armë ndaj xhamive në Zelandën e Re është arrestuar nga autoritetet amerikane në Montana. Fabjan Alameti, 21 vjeç, u prangos në një poligon qitjeje, ku kishte marrë me qira një armë të tipit M1A për të bërë praktikë. Agjentët e policisë arritën tek Alameti pasi 21-vjeçari ia kishte treguar idetë e tija një informatori. Ai kishte thënë se synonte të shkonte në Irak ose në Siri, si dhe të kryente sulme ndaj komplekseve ushtarake amerikane në territorin e Shteteve të Bashkuara, ndaj tempujve hebre dhe objektivave të tjerë. Por më vonë ai kishte thënë se në Shtetet e Bashkuara nuk do të kryente asnjë sulm pasi i kishin dhënë nënshtetësinë. Sidoqoftë, autoritetet amerikane kanë deklaruar se 21-vjeçari me origjinë shqiptare mund të akuzohet vetëm për deklarata të rreme në lidhje me terrorizmin dhe posedim narkotikësh, pasi nuk ka kryer asnjë krim. Sidoqoftë, nëse shpallet fjator ai rrezikon deri në 10 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!