TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar katër protestues të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët janë përplasur me efektivët mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.
Të arrestuarit janë Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj, ndërsa ka nisur procedimi penal për 6 persona të tjerë.
Ata dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës, kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë./abcnews.al


