Pranga Agron Bejdollit/ Gazetari: Tentoi të merrte peng vëllezërit Beqiraj, kishin dyshime se ata do eleminonin “Rrumin” e Shijakut

schedule23:44 - 16 Prill, 2024

schedule 23:44 - 16 Prill, 2024

Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se Agron Bejdolli, i cili u arrestua të martën, pasi ishte i kërkuar nga policia, tentoi të perrte peng dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, për shkak se kishte dyshime se ata do të eleminonin Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi” i Shijakut.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sokolaj u shpreh se vëllezërit Beqiraj nuk e kanë pranuar që kishin objektiv “Rrumin” e Shijakut.

“Në fakt, mënyra sesi ka rrjedhur kjo lloj ngjarje është interesante. Në momentet e para është raportuar si një aksident, sikur një makinë kishte goditur një motor në autostradë, në afërsi të Sukthit. Më pas është kuptuar që njëri nga vëllezërit që ishte në motori, ishte marrë peng dhe ishte mbajtur peng në një automjet, ku ka lëvizur për rreth 15 minuta dhe rreth 1 kilometër më tutje, hedhur nga makina dhe është hedhur në rrugë. Ata shkuan në polici, bënë padi, dhanë disa deklarime, treguan për pengmarrjen dhe trefuan dialektin e personave, thanë që ishin nga Durrësi, na pyetën për pronarin e një lokali në Durrës. Ky pronari i lokalit në Durrës, rezultoi që është Rrumi i Shijakut.

Arsyeja e pengmarrjes doli nga hetimet, ishte se anëtarë të grupit të Rrumit të SHijakut, për 1 javë ose rreth 10 ditë, kishin kuptuar që këta dy vëllezërit ishin duke vëzhguar Rrumin e Shijakut për ta vrarë. Këta persona kishin qëndruar në të njëjtin lokal ku drekonte dhe Rrumi i Shijakut. Dyshimet ishin që këta dy persona, mos janë duke planifikuar një atentar dhe Grupi i Rrumit të Shijakut vendosi të kundërpërgjigjet duke i marrë peng. Nuk u mësua nëse kishin marrë porosi për ta bërë këtë gjë. Ata nuk e kanë pranuar që ka qenë objektiv”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!