Një operacion është kryer ditën e sotme nga Policia e Shtetit në zonën e Sukthit në Durrës. ABC News mëson se janë kontrolluar një numër i lartë banesash dhe kapanonesh.
Nëntë persona janë të shpallur në kërkim, ndërsa tre prej tyre janë vënë në pranga mëngjesin e kësaj të enjte.
Të arrestuarit janë Vullnet Muça, Enea Kume (vëllai i deputetit Loer Kume) dhe Vlash Draxhi. Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi i Shijakut”.
Objektiv i këtij operacioni është Aleksandër Laho. Burime thonë për “ABC News” se operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve që SPAK po zhvillon për tjetërsimin e pronave në Gjurin e Lalëzit. Laho është personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai ishte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë atentat në vitin 2019.
Nga sulmi me armë mbeti i vrarë shoferi i Ndojes, Andi Maloku. Ndërsa ish-prokurori dhe Aleksandër Laho mbeten të plagosur rëndë.
Masa sigurie edhe për:
4-Aleksandër Lahon (në kërkim)
5- Astrit Avdylaj (në burg)
6- Aldo Avdylaj (kërkim)
/abcnews.al/



