Një 32 vjeçar është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet që në vitin 2023 të ketë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
“ Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 2023.”- njofton policia. / abcnews.al