Pranë akordit me Chelsea, në “Stamford Bridge” gati të zbarkojë talenti “katalanas”

schedule19:16 - 30 Qershor, 2024

schedule 19:16 - 30 Qershor, 2024

Pritet të jetë një verë me shumë lëvizje te Barcelona, me largime dhe afrime të shumta, sidomos në kampin e “Katalanasve” të Barcelona, me këta të fundit, që duhet të forcojnë skuadrën, e cila do të vendoset në dispoziconin e teknikut, Hansi Flick, duke gjetur burime edhe falë sakrificës së disa talenteve, që janë tashmë në klub.

Në këtë list bën pjesë edhe 18-vjeçari i sulmit, Marc Guiu i cili kaloi të gjithë procesin e rritjes në “La Masia”, deri në paraqitjet e tij të para me ekipin A, të “Blaugranave”, mirëpo sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, talenti premtues është vetëm një hap larg kalimit, te “Blutë” e Premier League.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por tashmë ky transferim duket se është i përfunduar, me “gjigantët” e Londrës, që paguan vetëm 6 milionë euro, për të sjellë në “Stamford Bridge”, një djalosh të talentuar, i cili vitin e kaluar me teknikun Xavi luajti 7 ndeshje në La Liga, Champions League dhe Copa del Rey, si dhe shënoi 2 gola. /i.m /abcnews.al