Një rrëshqitje nga lagështira në rrugë, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Ura e Murrashi’’.
Policia njofton se rreth orës 12:00, një autobus që drejtohej nga M. L., 29 vjeç banues në Korçë, si pasojë e lagështirës ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të lehta materiale.
Kujtojmë se rreth një javë më parë një aksident me 3 viktima dhe dy të plagosur ndodhi në të njëjtin vend. /abcnews.al/