Prag takimi me Kurtin për propozimin e BE-së, Macron, Scholz e Meloni i shkruajnë Vuçiç-it

schedule22:50 - 25 Shkurt, 2023

schedule 22:50 - 25 Shkurt, 2023

Ashtu siç është bërë me dije pritet që ditën e hënë të jetë takimi vendimtar mes Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel lidhje me pranimin e propozimit të BE që ka edhe mbështetjen e SHBA për rregullimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Media kosovare bëjnë me dije se në prag të këtij takimi, presidentit të Serbisë i kanë shkruar tre liderë të rëndësishëm, evropian, ai i Francës, i Gjermanisë dhe ajo e Italisë.

Sipas RTS, në në presidencën serbe ka arritur një letër e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Përmbajtja e letrës nuk është bërë e ditur, por se sipas RTS-së, ajo do të bëhet publike gjatë ditës së nesërme.r.t/abcnews.al