Skuadra Kukësit do të luajë përballë Skënderbeut në transfertë, sfidë e vlefshme për javën e tetë në Superiore. Verilindorët mbrojnë pozitën e shtatë në kampionat, një nisje aspak e mirë për objektivin e tyre, që synojnë me doemos titullin kampion.
Blutë e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë vuajtur nga disa dëmtime, por për shkak të pushimit prej kombëtareve, disa titullarë janë rikthyer. Valon Et’hemi ka lënë pas çdo problem fizik dhe është gati për këtë sfidë. Gjithashtu, edhe Krasniqi ka një përmirësim shumë të madh, ndërsa Musta vazhdon të bëjë stërvitje i diferencuar.
Mbrojtësi Obanor ka pasur disa probleme me vizën e tij të qëndrimit, por ka lënë gjithçka pas dhe është rikthyer në ekip. Sfida ndaj Skënderbeut është shumë delikate për të besuarit e Duros, që kanë një presion të madh mbi supe./abcnews.al