Kukësi luan në fundjavë përballë Skënderbeut në transfertë, një sfidë shumë e rëndësishme për verilindorët e drejtuar nga Shpëtim Duro. Trajneri kryeqytetas do të ketë në dispozicion mbrojtësin Obanor, i cili është rikthyer në stërvitje.
Qendërmbrojtësi është bashkuar më vonë se shokët e tij të skuadrës, për shkak të problemeve me vizën e tij. Kukësi do të ketë një grup thuajse të plotë për sfidën ndaj “Ujqërve të Dëborës”, por Musta vazhdon të shqetësojë.
Anësori nuk është paraqitur sot në stërvitje dhe është në dyshim të madh për sfidën e fundjavës. Pas shtatë javësh kampionat, Kukësi renditet në vend të shtatë, me vetëm 10 pikë të grumbulluara./abcnews.al