Prag Flamurtari, Kukësi luan pa shtyllën e ekipit

schedule18:58 - 1 Nëntor, 2019

schedule 18:58 - 1 Nëntor, 2019

Te skuadra e Kukësit, ka shumë probleme me dëmtimet dhe pezullimet. Në sfidën kundër Flamurtarit, që do të luhet në “Roza Haxhiu”, verilindorët nuk do të kenë të gatshëm shtyllën e formëcionit, pasi kanë tre mungesa të rëndësishme.

Qendërsulmuesi Vasil Shkurtaj vazhdon të ketë probleme fizike dhe këtë javë, nuk është stërvitur rregullisht. Bomberi i bluve, që ka shënuar 7 gola deri më tani në Superiore, është në dyshim për sfidën nga kuqezinjve vlonjatë.

Edhe qendërmesfushori, Vesel Limaj, është në dyshim të madh për sfidën ndaj Flamurtarit. Përveç këtyre dy lojtarëve kryesorë, Kukësi do të ketë një tjetër mungesë të rëndësishme, kësaj radhe në qendër të mbrojtjes.

Mbrojtësi Obanor ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jetë i pezulluar për këtë takim. Trajnerit Shpëtim Duro duhet të gjejë alternativa për të mbushur hapësirat në formacion, por për fat të mirë, luajnë ndaj vendit të fundit në Superiore, ndryshe do të ishte një problem edhe më i madh./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!