PPNEA për aeroportin e ri në Vlorë: Kërcenon peisazhin e mbrojtur

schedule13:40 - 19 Janar, 2018

schedule 13:40 - 19 Janar, 2018

Projekti për ndërtimin e aeroportit të ri ne Akerni te Vlores kërcënon peisazhin e mbrojtur Vjose-Narte. Reagimi vjen nga Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror ne Shqiperi (PPNEA). Zona Vjosë-Narte njihet nderkombetarisht  per vlerat e biodiversitetit dhe dhe ndertimi i nje infrastrukture te tille sipas PPNEA kercenon rende integritetin ekologjik. Ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe zonave me vlera të larta natyrore ndalojne vepra te tilla qe kanë impakt shkatërrues në ekosistem. Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror ne Shqiperi I ben  thirrje institucioneve për të rikonsideruar vendin e përzgjedhur për ndërtimin e aeroportit./abcnews.al