PPE i hoqi PD të drejtën e votës në Kongres, reagon “Rithemelimi”: Qëndrim neutral

schedule20:24 - 30 Maj, 2022

schedule 20:24 - 30 Maj, 2022

Qëndrim neutral e ka cilësuar Komisioni i Rithemelimit të PD, vendimin e PPE e cila i ka hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.

“Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) jane trillime pa asnjë bazë. PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD. Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së: 1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së; 2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS; 3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës”, thuhet në njoftimin e Rithemelimit.

Lexo edhe: PD në gjykatë për kryetarin, PPE i heq të drejtën e votës në Kongres

Prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit drejton selinë blu, ndërkohë që në gjykatë vijon të jetë pa një vendim kërkesa e Enkelejd Alibeajt për të regjistruar Kuvendin e PD në 18 dhjetor dhe gjithashtu ankimi për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që njohu si legjitim Kuvendin e PD në 11 dhjetor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!