“PP” tejkaloi çdo parashikim, Kida dhe Mozzik zbulojnë surprizën e radhës

schedule11:19 - 14 Korrik, 2020

schedule 11:19 - 14 Korrik, 2020

Kida dhe Mozzik u bënë bashkë për herë të dytë pas pesë vitesh dhe sollën “PP” një projekt që ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm. Bëhet fjalë për dy këngë në një klip “Paranoja-Pishman” që e solli dyshen fuqishëm këtë verë, dhe që deri më tani numëron më shumë se 12 milion klikime në Youtube.

Por, gjithashtu dyshja paralajmëroi se do të vijnë bashkë sërish me një tjetër këngë. Këngëtarja ka bërë me dije se kënga më e re e tyre, që do të titullohet “Kërkun” do të publikohet me 31 Korrik, dhe do të jetë pjesë e albumit të reperit “Mozzart”, që pritet të lançohet në fund të këtij muaji, shkruan abcnews.al.

LEXO EDHE: Mozzik ‘sfidon’ kritikët, dueti me Kidën vendos rekord të ri në tregun muzikor shqiptar

Dy artistët gjithashtu u komentuan edhe për një lidhje mes tyre, dyshime të cilat u shtuan më shumë pasi ata ndanë në rrjete sociale një foto të kapur dorë për dore. Por, ka qenë Kida e cila në një intervistë televizive hodhi poshtë këto spekulime, duke thënë se nuk ka asgjë mes tyre përveçse miqësi.

Kujtojmë që Kida dhe Mozzik u bënë bashkë në muzikë 5 vite më parë, me projektin “Premtimet”, këngë e cila u kthye në hitin e verës asokohe dhe numëron miliona klikime në Youtube. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!