Ditët e fundit, Mozzik ka qenë në fokus të mediave pas publikimit të disa prej këngëve, pjesë e albumit të tij që pritet të lançohet me 31 Korrik. “Madonna”, pavarësisht kritikave të shumta, rezultoi një sukses i padiskutueshëm për reperin shqiptar nga Kosova, e cila në pak ditë ka arritur të shënojë afro 10 milion klikime.
Teksa kaluan vetëm pak ditë nga ky projekt, Mozzik bashkoi forcat me Kidën dhe sollën dy këngë në një, “Paranoja” dhe “Pishman”, të cilat u pëlqyen shumë nga publiku dhe që deri më tani kanë arritur më shumë se 5 milion klikime. Por, nëse artistë të ndryshëm mbanin rekord për këngën më të klikuar më shumë brenda 24 orëve, Mozzik arriti sërish ta thyejë atë.
Ka qenë kompania e njohur e të drejtave autoriale, AVD Digital, e cila ka publikuar statistikat. Kida dhe Mozzik kanë vendosur rekord të ri në tregun muzikor shqiptar, pasi kënga e tyre “PP” ka arritur të marrë 2.6 milionë klikime në vetëm 24 orë.

Dhe kjo nuk kishte si të mos merrte vëmendjen e Mozzik, i cili e ka ndarë lajmin me të gjithë ndjekësit në Instagram. Kështu siç e ka nisur reperi, me publikimin e albumit “Mozzart” pritet të bëjë namin këtë verë. /abcnews.al


