‘Pozita dhe opozita janë anti-SPAK’/ Mërtiri: Institucionet janë në problem me SPAK, policia më pak bashkëpunuese

schedule20:15 - 2 Prill, 2025

schedule 20:15 - 2 Prill, 2025

Analisti dhe njohësi imirë i çështjeve politike në vend, Ergys Mërtiri u shpreh se institucionet kanë nivele bashkëpunimi të ulët me SPAK. Sipas tij, policia është më pak bashkëpunuese. Sakaq, lidhur me partitë politike, Mërtiri u shpreh se pozita dhe opozitajanë kudnër SPAK-ut dhe se këto zgjedhje janë pa alternativë.

“SPAK që më parë ka folur për nivelet më të ulëta të denoncimit të institucioneve në SPAK. Institucionet janë në problem me SPAK dhe sidomos policia është më pak bashkëpunues. Madje janë nxjerrë urdhër arrest dhe policia nuk i ka arrestuar. Kjo tregon dhe mungesën e vullnetit të policisë. SPAK është e posacme sepse kemi një vend ku krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin. Kjo vërteton që pozita dhe opozita gënjejnë. Pozita thotë që në saj të punës së saj është arritur kjo dhe është Rama që përmes SPAK synon opozitën.

Në fakt është e kundërta. Këto tregojnë që opozita dhe pozita janë në të njëjtën gjatësi vale dhe janë kundër SPAK. Janë në alarm për shkak të një institucioni që kërcënon me burg. Të dyja palët tashmë kanë si prioritet mbrojtjen e sistemit ku ata operojnë. Kjo e ka lënë dhe në këto zgjedhje pa alternativë dhe zgjidhja është te alternativat Pro-SPAK. Pozita dhe opozita janë Anti-SPAK.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!