Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partney, ka qenë në qendër të merkatos ditët e fundit. E gjithë kjo ndodhi për shkak të një postimi në “Instastory” të agjentit të tij. Konkretisht ishte kompania J.J.Sport ajo që e publikoi foton e lojtarit bashkëngjitur me klube si Arsenal, Juventus, PSG, Bayern Munich dhe Manchester United.
“Publikimi i datës 29 prill rreth Thomas Partey nuk e kishte aprovimin e menaxherëve të kompanisë J.J.Sport. Është hapur menjëherë një hetim se çfarë ka ndodhur. Ne jemi të sigurt se nuk është bërë nga punëtorët tanë dhe me shumë mundësi ka ndodhur një gabim”, shkruhet në reagimin e agjentit të lojtarit.
Javët e fundit ka qenë babai i Thomas ai që ka zbuluar se djali i tij është në bisedime me drejtuesit e Arsenalit, gjë që më pas është mohuar menjëherë nga agjentët e ganezit. Megjithatë, më shumë do të mësojmë gjatë merkatos së verës, aty ku do të vendoset dhe e ardhmja e lojtarit. /abcnews.al