Saul Niguez, mesfushori me tipare sulmuese i Atletico Madrid, pritet që të ndryshojë skuadër. Për të ofertat kanë qenë të shumta dhe Manchester United ka qenë një nga klubet që është interesuar më së shumti për të.
Përmes llogarisë së tij në Twitter, Niguez ka bërë një lajmërim të rëndësishëm. Ai shprehet se brenda tre ditëve do të njoftojë klubin e tij të ri, çka nënkupton se e ka mbyllur me Atletico Madrid.
? COMUNICADO ?
Os quería comunicar algo importante para mí. pic.twitter.com/ptEAD8falU
— Saúl Ñiguez (@saulniguez) May 31, 2020
Ngjyra e kuqe e përdorur në postim mund të përkthehet edhe si një shenjë për kalimin tek United, por duhet pritur për të mësuar se cila do të jetë skuadra e re e 25-vjeçarit.
Kompania që e menaxhon, Stellar Football Ltd, ka lidhje të forta me shumë klube angleze dhe mundësitë janë të mëdha të kalojë në Premier League. /abcnews.al