Policia dhe forcat “Shqiponja” vijojnë kontrollet në Berat për të parandaluar shkelje nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Policia ka ngritur postblloqe, duke vijuar kontrolle të imtësishme, për drogë apo armë. Gjatë kontrolleve janë verifikuar nëse drejtuesit e automjeteve janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera.
Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se vetëm në 4 orët e para të këtij aksioni, janë kontrolluar rreth 100 automjete si edhe janë vendosur masa administrative, në rastet ku janë konstatuar shkelje.