Portugalia pritet të vaksinojë 1 milion njerëz kundër Covid në janar dhe mbi të gjitha vaksinimi do të jetë falas, sipas zyrtarëve shëndetësore.
Faza e parë e vaksinimit do të përfshijë rreth 400,000 njerëz që janë mbi moshën 50 vjeç dhe kanë kushte para-ekzistuese të tilla si sëmundje të zemrës ose mushkërive ose probleme të veshkave.
Gjithashtu të parët që priten të vaksinohen janë 250,000 njerëz që jetojnë ose punojnë në azile dhe pacientë të njësisë së kujdesit intensiv, përveç rreth 300,000 punonjësve shëndetësorë.
Faza e dytë e vaksinimeve do të përfshijë personat mbi 65 vjeç, më pas do të vaksinohen personat e moshës 50-64 vjeç me probleme të ndryshme shëndetësore.
Megjithëse asnjë vaksinë nuk është autorizuar ende zyrtarisht, janë bërë gjashtë marrëveshje me prodhues të ndryshëm të vaksinave, duke përfshirë AstraZeneca, CureVac, Pfizer-BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna dhe Sanofi-GSK.
Portugalia pritet të shpenzojë rreth 200 milion euro për të blerë 22 milion doza të vaksinës, sipas Ministres së Shëndetësisë Marta Temido./abcnews.al