Portugalia miraton dozën e tretë të Covid për personat mbi 65 vjeç

schedule11:03 - 9 Tetor, 2021

schedule 11:03 - 9 Tetor, 2021

Portugalia është vendi me numrin më të lartë të të vaksinuarve në botë, me 85% të popullsisë  që është vaksinuar plotësisht kundër Covid. Qeveria portugeze ka miratuar dozën e tretë të Covid për personat mbi 65 vjeç.

“Vaksinimi është një sukses i pamohueshëm  dhe ne arritëm të vaksinojmë  85% të popullsisë, kjo pasi qytetarët e Portugalisë ndoqën me besnikëri proçesin,” tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Portugalia do të nisë vaksinimin e popullsisë me dozën e tretë duke filluar nga java e ardhshme. Në nivel kombëtar, të përpiluar nga Agjencia Franceze, Portugalia është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të të vaksinuarve, më pas vjen Spanja (78%) dhe Singapori (77%).

“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm,” tha Jose Manuel Barroso, president i Aleancës së Vaksinave Gavi./abcnews.al