“Portugalia mes favoritëve”, Luis Figo: Ka një ekip të fortë, ndërthuren lojtarët me përvojë dhe të rinj

schedule22:16 - 16 Qershor, 2024

schedule 22:16 - 16 Qershor, 2024

Pas Botërorit të radhës, që do të mbahet, nga 11 qershori deri më 19 korrikun e 2026-ës, në Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amrikës dhe Meksikës, ai i vitit 2030 do të zhvillohet sërish e bazuar në tre shtete, kur prej disa muajsh tashmë, Maroku, Portugali dhe Spanja kanë fituar të drejtën e këtij organizimi dhe si ambasador i turneut është caktuar “legjenda” sulmit “luzitan”, Luis Figo, i cili si mbajtësi i këtij posti ka folur për rëndësinë e kompeticionit dhe mundësitë që vendet pritëse të dëshmojnë veten.

“Maroku, Portugalia dhe Spanja tashmë e kanë dëshmuar vlerën e tyre duke organizuar kompeticione të tjera. Do të jetë një mundësi unike për të bashkuar dy kontinente dhe një mundësi e shkëlqyer për të paraqitur Portugalinë në të gjithë botën. Nuk shoh asnjë arsye pse këto tre vende nuk mund të jenë pretendente në Botërorin 2030për rëndësinë e kompeticionit dhe mundësitë që vendet pritëse të dëshmojnë veten.”

Mirëpo, finalisti i Euro 2004, ku u mund nga Greqia, me rezultatin minimal, 1 me 0 ka bërë edhe një koment për këtë edicion, të Kampionatit Evropian të futbollit, teksa e ka rreshtuar përfaqëuesen e tij, fituesin e Euro 2016, mes 6 favoritëve për të ngritur trofeun e madh, më 14 korrik, në qiellin e Berlinit.

“Portugalia ka një ekip të fortë, me një përzierje lojtarësh me përvojë dhe të rinj. Është një nga 5 ose 6 skuadrat që mund të fitojnë turneun”,- është shprehur në përfundim të komentit të tij, ish-fituesi i “Topit të Artë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!