Portugali/ Zjarri në Madeira ende jashtë kontrollit, qindra turistë të bllokuar

schedule14:43 - 21 Gusht, 2024

schedule 14:43 - 21 Gusht, 2024

Zjarri që ka një javë që është ndezur në lartësitë e ishullit portugez të Madeira ka djegur një sipërfaqe prej 44 mijë hektarësh, njoftoi Observatori Europian i Kopernikut.

Deri dje, të martën, në mesditë, sipërfaqja që ishte djegur nga ky zjarr arriti në 43.920 hektarë, pra 9.590 hektarë shtesë brenda 24 orëve.

Rreth njëqind zjarrfikës po punojnë në dy fronte që janë ende aktive.

Erërat e forta, të cilat ndihmuan në përhapjen e zjarrit, kanë shkaktuar probleme edhe në trafikun ajror në Madeira dhe turistët kanë mbetur të bllokuar në ishull.

Zjarri shpërtheu të mërkurën e kaluar në komunën e Ribeira Brava dhe më pas u përhap në komunat fqinje të Camara de Lobos dhe Ponta do Sol, të vendosura në bregun jugor të ishullit, në perëndim të kryeqytetit rajonal Funchal.

Rreth 200 njerëz u desh të evakuoheshin nga zona.