Një burrë hapi zjarr të dielën në mëngjes në qytetin portugez të Setúbal, duke vrarë tre persona përpara se të vriste veten.
Sipas medias vendase CNN Portugal, të shtënat ndodhën rreth orës 8 të mëngjesit në një lagje të varfër të Setúbal të quajtur Bairo Azul. Personi i armatosur kishte vrarë veten kur policia mbërriti në vendngjarje.
Viktima më e re e sulmit ishte 47 vjeç, ndërsa autori ishte një 66-vjeçar.
Duke folur për gazetarët, Komisionerja Sarah Gonsalves zbuloi se në vendngjarje ka pasur dëshmitarë të cilët pretendojnë se viktimat dhe autori njihen me njëri-tjetrin dhe se me provat e deritanishme gjithçka tregon se bëhet fjalë për një mosmarrëveshjeje personale për disa kafaze pëllumbash. /abcnews.al