Portrete dhe kukulla me pe, piktorja tregon “sekretet” e realizimit: Si më lindi ky pasion kaq i kërkuar

schedule10:54 - 24 Mars, 2023

schedule 10:54 - 24 Mars, 2023

Diziana Ballolli është me profesion piktore dhe fotografe, mirëpo që kur u bë nënë pak kohë më parë, ajo zbuloi një tjetër pasion të sajin. Bëhet fjalë për punimet e ve çanta të punuara me pe, të cilat janë tashmë preferohen nga një masë e gjerë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Diziana zbuloi se realizon jo vetëm objekte me vlerë për mamatë dhe fëmijët, por edhe të lidhura me profesionet e ndryshme. Ajo theksoi se ka për qëllim që di çka kur e krijon përveç vetes ta ketë edhe dikush tjetër.

“U bë gati një vit kur fillova të krijoja dhomën e gocës sime, edhe thash që doja të bëja çdo gjë të kalonin nga dora ime. Thash goca do ketë çdo gjë të bëra nga mami. Edhe ashtu nisi duke bërë kukulla për gocën, me emrat, me flokët e saj të para, dhëmbin e parë që i doli. Ashtu nisi dmth, duke i publikuar në Instagram, pas që edhe mamat kishin interesa të njëjtë me mua. Jo vetëm mamat, por u mundova ta zhvilloj në profesione.

Ky është një pasion, pasi unë jam fotografe dhe piktore mbi të gjitha, se është më shumë pasion për ta krijuar di çka që ta ketë edhe dikush tjetër përveç meje”, u shpreh ndër të tjera Diziana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!