Pirro Vengu, drejtor I Autoritetit Portual në Durrës, sqaroi në studion e ABC News deklaratën e ish kryeministrit Berisha lidhur me projektin për Porto Romanon. Berisha tha një ditë më parë se projekti është rrëzuar nga NATO si korruptiv dhe i gënjeshtërt.
Lidhur me këtë ‘ngatërresë, Vengu tha se projekti të cilit i referohet ish kryeministri Berisha është I vejtër, dhe se në 2022 NATO miratoi një koncept të ri strategjik.
“Prej dje kanë dalë aludime në disa media lidhur me një dokument të vjetër për sa i përket zhvillimit dhe projektit, idesë fillestare në 2021 se si do të dukej Porto Romano si port tregtar. Në 2021 ne kemi ideuar fillimisht në Porto Romano një projekt me kapacitet minimal për forcën detare shqiptare.
Kemi bërë konsultime me NATO-n, Porto Romano do jetë një port me kapacitete afatgjata që plotëson edhe kriteret ushtrarake edhe kriteret tregtare për 3 dekadat që vijnë.
Në 2022 NATO miratoi një koncept të ri strategjik. Ku kërkohet rritje e kapaciteteve dhe për pasojë kjo kërkon që Shqipëria të modernizojë të gjithë strukturën pritesë, dhe pikërisht këtë kemi bërë. Dhe mediat në aludimet e tyre kanë përdorur planin tonë të vjetër, dhe jo plani aktual.
Pas vizitës së kryeministrit kemi patur një vizitë të komandës detare të NATOs në Durrës për projektin e Porto Romanos. Jemi në bisedime për bashkëfinancim. Parimi është që shteti shqiptar, investon në infrastrukturën parësore të këtij projekti të ri. Kemi një bisedim për mënyrën si do bashkëfinancohet.
Ka disa precedenca, kemi marrë referenca në projekte të ndryshme, ka modele 50-50, ka modele ku NATO kërkon investimin nga shteti dhe rimbursim më pas.” u shpreh ai./abcnews.al