“Porti transformon Durrësin”, Ibrahimaj i përgjigjet opozitës: Tymnajë dashakeqe për investimin më madhor në rajon

schedule12:10 - 24 Nëntor, 2022

schedule 12:10 - 24 Nëntor, 2022

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se akuzat e opozitës për Portin e Durrësit janë të pa vërteta. Nga foltorja e Kuvendit, ajo u shpreh se ky është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Duke u kthyer tek akuzat e opozitës, Ibrahimaj theksoi se këto akuza janë një tymnajë dashakeqëse.

“Kam privilegjin të prezantoj investimin më madhor në Shqipëri, të një investimi të huaj. Marrëveshjen për Portin e Durrësit, debatin e kam ndjekur dhe me keqardhje si qytetare shoh se ky nuk është një debat por dashakeqësi. Një tymnajë me gjysmë me të pavërteta. Si biseda kafenesh.” tha Delina Ibrahimja.

Ibrahimja tha se Durrësi do të transformohet nga infrastruktura portuale. Nëpërmjet këtij projekti sipas Ibrahimaj do të hapen 12 mijë vende pune.

/abcnews.al/