Portali mjek për Shqipërinë i hap rrugë punësimit nëpërmjet rankimit dhe testimit dhe jo nëpërmjet ndërhyrjes. Në fjalën e tij ne prezantimin e Portalit Mjek për Shqipërinë Kryeminsitri Edi Rama e vuri theksin te punësimi dhe komunikimi me sistemin pa filtra e pa pengesa. Sipas tij janë 112 vende vakante për mjekë e specialistë në të gjithë vendin, ndërsa kjo i hap rrugë dhe mjekëve nga Diaspora.
“Mjekë për Shqipërinë do bëjë të njëjtën gjë. Ka 112 vende vakante për mjekë e specialistë të gjithë mund të aplikojnë dhe mbi bazën e rankimit do të punësohen. Është në kohë reale, procedurat janë të shkurtuara dhe të shpejta dhe nuk ka shans që dikush të të parakalojë nëse je më më i mirë.
Kjo i hap rrugë dhe mjekëve nga diaspora dhe ka interesim në këtë drejtim. Komunikon me sistemin pa filtra e pa pengesa”.
Kryeministri theksoi se nga janari janë punësuar 430 mjekë nga të cilët 235 janë specialistë në spitale dhe janë rikthyer shërbimet e munguara në spitale, në sajë të dërgimit të mjekëve specialistë jashtë Tirane, ndërsa premton rritje pagash sërish për mjekët dhe ndërtimin e 300 qendrave shëndetësore.
“Nga janari kemi punësuar 430 mjeke nga të cilët 235 janë specialistë në spitale. Po ndodh ajo që u kthye ne problem të madh mungesa e specialistëve për shkak se u mbyllën kurset e specializimit për 4 vjet dhe u deshën 4 vjet që të dilte grupi i parë dhe pas atij bllokimi ka filluar është rikthyer numri i shërbime të munguara në spitale rajonale e bashkiake. Ka një bonus mbi rrogën dhe nuk është pak 2.5 mln lekë të vjetra për një mjek specialist që pranon të shkojë në spital jashtë Tirane.
Marrin një rrogë që po të heqim taksat si në Gjermani është më e madhe se në Gjermani. Në xhep do u mbeten më shumë se çdo u mbetej në Gjermani dhe po funksionon. Pagat e mjekëve janë rritur e do rriten, po rriten kapacitet për t’i vënë në dispzicion të mjekëve infrastrukturë e mjete. Ashtu si u katandisën Qendra Shëndetësore është njësoj si në ferr. Është një profesion që është krijuar për të luftuar djallin.
Kemi nisur programin e 300 qendrave shëndetësore, 80 vjet, 100 sivjet dhe 120 vitin tjetër për të pasur një infrastruktur të denjë dhe modernizmi i QSUT, ndërtimi i spiatlit të Kirurgjisë e sëmundjeve të brendshme, rindërtimi i Spitalit Pediatrik janë vlerë e shtuar në këtë drejtim”.
Duke i cilësuar të suksesshëm portalin në Mësuesi dhe Infermieri, Rama theksoi se sot janë hedhur të gjitha bazat për modernizmin dhe ndërtimin i këtyre sistemeve.
“Detyrimi i çdo mjeku jo vetem me cilësi dhe programe ndërkombëtarisht të certifikuara, por mos kemi më hile e gënjeshtrar për kreditet. Nëse një mjek nuk ndjek gjithë programin e nxjerr ngelës sistemi tregon ndërveprimin mës mjekut si individ dhe programit dhe është sistemi që të jep kreditet.
Të krijojmë një zinxhir nga biblioteka dixhitale me një mori titujsh librash e punimesh shkencore. Edukimi në vazhdim që është pjesë e pandarë e punës.
Për të ndryshuar një regjim mjaftojnë edhe disa ditë, por për të ndërtuar sistem të ri duhen vite dhe modernizimi i funksionimit të shtetit është një proces që kërkon ditët e veta.
Sot kemi të gjitha bazat e këtij modernizmi dhe ndërtimi i këtyre sistemeve na jep mundësinë që modernizojmë”. /abcnews.al


