Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Portali ‘Infermierë për Shqipërinë’/ Rama: 226 profesionistë të punësuar me meritokraci dhe transparencë

schedule08:06 - 16 Mars, 2026

schedule 08:06 - 16 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale një lajm të ri për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.

Sipas kryeministrit, 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”. Ky proces, sipas Ramës, është zhvilluar i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.

“Mirëmëngjes 😊 dhe me lajmin e mirë se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin ‘Infermierë për Shqipërinë’, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!