Portalet e gjobave/ Gjikondi: Ka disa portale të spikatura në gjobvënie, institucionet duhet të bashkërëndojnë punën

schedule17:32 - 30 Maj, 2024

schedule 17:32 - 30 Maj, 2024

Juristja Brizida Gjikondi e ka vlerësuar aksionin e policisë për arrestimin e dy personave,të cilët punonin në një portal që vinte gjoba, teksa “koka” e këtij grupi është shpallur në kërkim.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News”, Gjikondi u shpreh se ka disa portale të spikatura që vendosin gjoba. Sipas juristes, duhet të ndërhyhet nga institucionet, që portale të tilla të mos ekzistojnë.

Ndërsa gazetari Ervin Leka deklaroi se ka dyshime se mund të ketë persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Pjesë nga diskutimi

Brizida Gjikondi: Është për të ardhur keq, që pikërisht kur preket vetë policia reagon. Kjo nuk është gjë shumë e mirë dhe shumë pozitive për policinë, kur ka dhjetëra qytetarë, biznese që gjobiten nga këto portale, policia nuk funksionon, bëhet një farë analize, drejtoria që mbulon krimn kibernetik në Policinë e Shtetit, nuk ka aparatura të caktuara dhe nuk është në një hap me gjobvënësin. Gjë e mirë që ka funksionuar. Do doja që gjykata dhe prokruria të flasë. Aksioni i tij, është një gjë shumë pozitive. Gjobvënia nuk ështëmë që gjobvënësit shkojnë në biznese dhe t’ua thonë me gojë, por ne dimë që janë disa portale të spikatura në gjobëvënie. Tregon që edhe shteti nuk ka funksionuar si duhet, AKEP dhe AMA. Dy institucione që po të bashkërëndojnë punën e tyre bashkë me institucione të tjera, këto portale nuk do të vazhdonin të mbijetonin. AMA duhet të jepte aprovimin, AKEP po ashtu. Edhe sot po të hysh, ky website funksionon. Është akoma në funksion. Lajmet e fundit i ka të ditës së djeshme. Sot nuk ka asnjë lajm. Duhet të kujdesen shumë për këtë epokë të re të medias.

Kemi parë kur afrohen fushatat zgjedhore, sa agresive, goditjet e tyre janë të pashpirta. Nuk është më luftë politike, por asgjesuese, morale. Shpresoj që kjo që ndodih sot, të ketë vullnet nga policia, politika, këto portalet e kanë një lidhje me politikën. Do ishte shumë mirë që politika të distancohej nga këto portale. Kjo që ka ndodhur, nuk do doja të ishte hakmarrje e policisë, por të mendonin që si ata ka shumë njerëz, që denigrohen. Kemi ligjin, kemi kodin penal.

Ervin Leka: Kanë qenë disa lajme të publikuara, lajme të fabrikuara, nuk ishin të vërteta, kanë shqetësuar punonjësit e policisë, por jo vetëm, për shkk të denigrimit dhe përmbajtjeve jo etike që kishin këto lajme në përbërje dhe që pulbikoheshin në portalin shqipnews.info. Përdorej nga Ervis Hasangega, gazetar që është arrestuar, Rexhina Zeqiri, si dhe Kushtrim Selimi, që dyshohet se është koka e këtij rrjeti. Dyshohet se mund të jetë përdorur nga persona të tjerë për interesa të ndryshëm. Hetimet kanë zbuluar se ishte Ervis Hasahaga që bënte publikimin e lajmeve, Rexhina Zeqiri ka qenë personi që ishte në AMP e Durrësit që jepte informacionin e marrë nga Kushtrim Selimi, kurse ky i fundit për interesa të caktuara, për të goditur eprorët e tij, për të zënë vendin e tyre, ai është cilësuar si një nga kokat e këtij grupi, pavarësisht se vijon të jetë në kërkim dhe dyshohet se ka dalë drejt shtetit të Kosovës në mënyrë ilegale . Ka pasur denoncim, kanë qenë disa denoncime të personazheve të ndryshme.

Target kanë qenë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, por edhe politikanë dhe ish drejtues të policisë. Përveç përbaltjes, i përfshinin në trafiqe droge dhe nuk janë vërtetuar kurrë. Po hetohet pasi ka dyshime se ka personazhe të tjerë. Ka edhe disa portale të tjera që janë vënë në sitën e sektorit të krimit kibernetik në Policinë e Tiranës. Policia e ka një listë të portaleve, janë disa linqe portalesh të tjera, merreshin, kopjoheshin dhe shpërndaheshin. Portali ka qenë i regjistruar në emër të një personi tjetër, po kryhen hetime. Emri i tij nuk ka dalë i përfshirë në hetimet e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!