Luzi, pas Spanjës mbetet në burg/ Porositi dhe organizoi atentatin ndaj Inez Harulla në Vlorë

schedule11:43 - 10 Nëntor, 2024

schedule 11:43 - 10 Nëntor, 2024

Gjykata e Posacme i ka komunikuar të dielën, masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Leonard Lulzit.

Leonard Luzi i njohur edhe me emrin Leonard Senjo i dyshuar si porositës për të kryer një atentat në qytetin e Vlorës u ekstradua të shtunën nga Spanja nën masa të rrepta sigurie.

Ndaj 47-vjeçarit Gjykata e Posaçme kishte caktuar më herët me kërkesë të SPAK, masën e sigurisë arrest me burg si i dyshuar se ka organizuar dhe porositur shtetasin Amarildo Nikolli për të vrarë Inez Hajrullain i njohur si “sakati” dhe shtetasin Ervis Matodashaj i njohur si “qorri”./abcnews.al