Porosia e Metës dhe paralajmërimi i Bashës: Detaje nga takimi në Presidencë

schedule12:13 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:13 - 15 Korrik, 2020

Presidenti Meta ka dhënë mesazhe të forta në lidhje e zbatimin Kushtetutës si edhe të marrëveshjes së 5 qershorit nga palët politike pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha.

Meta i kërkoi Bashës që të tregohen të matur në raportet me maxhorancën për shkak se nuk nevojiten situata konfliktuale në një situatë si kjo në vend dhe rajon.

Ndërkohë, duke iu drejtuar maxhorancës, kreu i shtetit theksoi se nuk duhen bërë aventura me ndryshimin e Kushtetutës, ndërkohë që kërkoi nga palët që t’i qendronin besnikë marrëveshjes së firmosur mes tyre më datë 5 qershor.

“Do kërkoja nga ju që ti qendronit me besnikëri marrëveshjes së firmosur me përfaqesuesit e mazhorancës dhe të ruani qetësinë dhe në këto momente kur ka përpjekje për të cënuar rënde  Kushtetutën e vendit në mënyre kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve në vend”- tha Meta.

Lexo edhe: Lista të hapura pa koalicione: Miratohen në parim kërkesat e opozitës parlamentare

Madje, Meta i cilësoi si tentativa për të cënuar rëndë Kushtetutën ndryshimet e miratuara sëfundmi nga Komisioni i Ligjeve, përmes të cilave hapen listat dhe hiqet mundësia e koaliconeve parazgjedhore.

Kryedemokrati Basha, nga ana e tij ka akuzuar qeverinë për dy akte te paprecedente, duke thyer nje marrëveshje të arritur me bekim nderkombetar qe normalizoi klimen ne vend.

“Në arritëm një marrëveshje që u pershendet nga faktori nderkombetar. Koha ishte esenciale. Nëse këto ndryshime ndodhin, ne do të jemi vendi i dytë, pas Rusisë qe ndodhin ndryshime në kohë pandemie, fature që do të jetë shume e rëndë”- tha Basha.

Sipas kreut të PD, “duke u fshehur pas nje numri deputetësh te ashtuquajtur parlamentare kryeministri ka vendosur te hedhë në kosh marrëveshjen dhe te ndryshoje Kushtetuten”.

Një ditë më parë, maxhoranca dhe opozita parlamentare miratuan disa ndryshime Kushtetuese, sipas të cilave hapeshin listat dhe pengohej mundësia për koalicione parazgjedhore, gjë e cila mendohet se penalizon opozitën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!