Tomorr Alizoti, Arben Pëllumbi, Fatbardh Kadilli dhe Gjergj Bojaxhi ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në Byro Politike përballë gazetares Juli Xhokaxhi, për të folur në lidhje me paralajmërimin që ka bërë Presidenti Meta, se nëse mazhoranca nuk reflekton deri në 15 mars, ai do të shpërndajë Parlamentin.
Pyetjes së gazetares Juli Xhokaxhi se çfarë kërkon të arrijë Presidenti Ilir meta në momentin kur thotë se pas 15 marsit, do të hyj në parlament dhe do shpërndajë parlamentin, ata iu përgjigjën:
Gjergj Bojaxhi: Unë jam i bindur se edhe qytetarët mendojnë se Ilir Meta nuk është aspak i shqetësuar për hallet e popullit, është absurde ta diskutosh dhe ta marrësh seriozisht. Edhe nëse do hyjë në parlament si u zgjidh problemi i atyre që kanë fëmijë për të rritur? Si do zgjidhet kjo duke rregulluar Meta problemin e vet ?
Tomorr Alizoti: E majta mendon se kur individët dështojnë, përgjegjës janë shoqëritë e mëdhaja. Populli është fajtor që nuk funksionon demokracia, e marr përsipër përgjegjësinë për ta thënë këtë gjë. Ky koncepti bolshevik që populli nuk ka kurrë faj është i gabuar. Popujt ndryshojnë, ndryshe janë gjermanët, ndryshe italianët, ndryshe anglezët. Populli shqiptar nuk reagon, përfshirë edhe mua, nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet. Demokracia është reagim. Ky popull ka bërë zgjedhjet më të lehta në historinë e tij, dhe unë e marr kurajën të jem kritik me këtë gjë. Po të kishte marrë vendime të mira, Shqipëria nuk do të ishte e fundit në Ballkan dhe Rajon, qoftë për demokraci, qoftë për varfëri, qoftë për mirëqenie. Ky popull nuk mund të pranonte këta lloj politikanësh që shkon i voton. I shan gjithë ditën, dhe kur vijnë votimet përsëri shkon voton këta politikanë, dhe partitë më të mëdhaja. Po të mos ishte kështu, do kishte dalë mundësia që të kishin prodhuar një revolucion të ri, mondan, demokratik por kjo nuk ka ndodhur. Kjo është një fiasko kot, që themi se populli është shumë i mirë. Populli është përgjegjës që mban këta politikanë. Këta politikan janë aty se i populli i voton. Edi Rama në Shqipëri unë mendoj që e votojnë, edhe pak vjedh vetë. Nëse populli është i pakënaqur me Edi Ramën duhet ta heqi. Pse nuk i thonë; ra një tërmet në Durrës, a doli njeri para drejtësisë? Ai kryetari i bashkisë që vdiqën njerëz që ikën miliona dollarë investimi i gjithë shqiptarëve që mezi i kanë fituar me gjak, kush mban përgjegjësi për këtë? Durrësi duhej të ngrihej, dhe ti thoshte; mos hajde më këtu, por nxirr përpara përgjegjësisë personat.
Juli Xhokaxhi: Si mund të realizohet ajo që Meta thotë?
Tomorr Alizoti: Është një akt i fortë çfarë ka deklaruar Meta, nuk e di si mund ta zbatojë, dhe sa do e arrijë, por nëse do e realizojë që të frenojë dhe ndalojë këtë qeveri, që është zmadhuar kaq shumë, unë do e përshëndes dhe do ta mbështesë./abcnews.al