Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, ka kërkuar nga Franca që të zhbllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
Pompeo ka kërkuar nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian që të mbështesë zgjerimin e NATO-së përmes ftesës ndaj Maqedonisë për t’u bashkuar me aleancën, përfshi fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. E gjithë kjo vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit.
Zgjidhja e kontestit 27-vjeçar erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit. Tashmë emri i ri do të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”. /abcnews.al