Pompat e karburanteve, Ibrahimaj e pranon: Jemi duke shqyrtuar kërkesën për rishikimin e tarifës

schedule10:23 - 22 Shkurt, 2022

schedule 10:23 - 22 Shkurt, 2022

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka pranuar se institucioni që ajo drejton është duke shqyrtuar një kërkesë për rishikimin e kontratës së koncensionit të pompave të naftës që mbahet nga kompania “Noa Control”.

Ibrahimaj u pyet nga gazetarët gjatë konferencës së sotme për shtyp në lidhje me lajmet e publikuara në media mbi një kerkesë të koncensionarit të pompave të naftës për dyfishimin e tarifave të kontrollit nga 14 mijë lekë në 28 mijë lekë në vit.

Ministrja tha se kompania ka bërë një kërkesë dhe ministria ka ngritur një grup pune që po shqyrton kërkesën e Noa Control për rishikimin e tarifave të kontrollit të pompave.

Qeveria shqiptare ka një kontratë koncensionare që më elementët e saj i jep të drejtën konceneisonarit që të kërkojë rishikimin e tarifave nëse ka baza që të rishikohen. Në këtë rast kompania ka bërë një kërkesë bazuar në kontratën koncensionare. Kemi ngritur një grup pune që po vlerëson nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave dhe grupi teknik nuk ka dalë ende me një rezultat.

Nuk ka asnjë nismë të ministrisë për ndryshimin dhe aq më pak dyfishimin e tarifave. Do të kemi kujdesin që këto tarifa të mos ndikojnë në çmimet e karburanteve”, tha ajo.

Pak ditë më parë, MCN publikoi lajmin se Ministria e Financave ishte duke shqyrtuar kërkesën e kompanisë “Noa Control” për dyfishimin e tarifave të kontrollit të pompave të naftës për karburantet në të gjithë vendin.

Lexo edhe: Kompanitë e urbanëve kërcënojnë qytetarët t’i lënë në këmbë nga 1 marsi, Ibrahimaj reagon ndaj ultimatumit

Shqipëria është një ndër vendet me çmimin e naftës më të shtrenjtë në rajon. Aktualisht, taksat dhe tarifat e koncensioneve përllogaritet se përbëjnë më shumë se 55 për qind të çmimit final të naftës dhe një rishikim me rritje e tarifës së kontrollit të pompave të karburanteve nga “Noa Contol” do të rëndonte edhe më tej situatën për konsumatorët dhe bizneset. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!