Poltitikanët uruan Kryepeshkopin Janullatus për festën e Pashkës

schedule15:48 - 8 Prill, 2018

schedule 15:48 - 8 Prill, 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulëzim Basha  dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj kryen vizita në Kishen Ortodokse për festën e Pashkës.  Veliaj  i dha lajmin e mirë kryepeshkopit për fillimin e rindërtimit të kishës së  Shën Përkopit.

Politikanët kanë kryer vizitat për festën e Pashkës në Kishën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi që kjo festë duhet të shërbejë si shënjë dashurie për jetën dhe njëri-tjetrin.

“Në këtë ditë mjaft të rëndësishme të këtij mesazhi të jashtëzakonshëm në emër të dashurisë për jetën, për njerëzit, të ngjalljes së Krishtit, të besimit se e mira gjithmonë do të triumfojë, u uroj të gjithëve mbarësi, u uroj të gjithë mirësi, u uroj më shumë dashuri midis shqiptarëve dhe jam besimplotë se duke e shpërndarë këtë mesazh, se nuk ka gjë më të rëndësishme në botë se sa dashuria, sa dashuria për jetën, sa dashuria për njerëzit, jam i sigurt se të gjithë do të marrim forcën e duhur për të përballuar sfidat dhe vështirësitë në një mënyrë edhe më optimiste, edhe më të bashkuar”, – u shpreh Presidenti Meta.

Ndërkohë që kryetari i opozites Lulzim Basha tha se ringjallja e Krishtit le të jetë një shembull për një të ardhme më të mirë, ku të triumfojë e mira mbi të keqen.

“E ardhmja lind përmes sakrificës, e mira vjen përmes dhimbjes ndaj ju uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve të Zotit që kjo ditë të shënojë ringritjen drejt të mirës, bashkimin për fitoren, e së drejtës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën. Për shumë vjet gëzuar”.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj  ka zgjedhur ditën e Pashkës për të dhënë lajmin e mirë për fillinmin e rindërtimit të kishës së Shën Pwrkopit tek kodrat e Liqenit.

“Kisha që u prish gjatë kohës së komunizmit dhe u kthye në restorant, u rikthye në kishë po ende duket si një restorant i stilit sovjetik. Kështu që më në fund arkitektët e bashkisë dhe të kishës ortodokse kanë rigjetur të saktë të gjithë dizenjot dhe të gjithë planin e kishës së vjetër të Shën Prokopit dhe besoj në një kontekst fantastik si liqeni që është transformuar, rikthimi i kishës në vendin ku ka qenë, siç ka qenë është një qershi mbi tortë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla uroi kryepeshkopin Janullatus për festën e Pashkës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!