Polonia shënon rritje të rasteve me Covid-19 për të tretën ditë radhazi

schedule15:05 - 1 Gusht, 2020

schedule 15:05 - 1 Gusht, 2020

Polonia  ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore për të tretën ditë radhazi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 658 raste të reja.

Më shumë se 200 raste të reja u regjistruan në rajonin e Silesia, që shtrihet në pjesën jugore të vendit.  Gjatë 24 orëve  në Poloni u regjistruan edhe pesë viktima.

Deri më tani, Polonia ka regjistruar 46,346 të infektuar me koronavirus dhe 1,721 persona viktima./abcnews.al